Prej më shumë se një viti, Tuna nuk ka qenë aktive në muzikë. Ajo ka qëndruar larg publikut përsa i përket muzikës, po përsa i përket jetës personale Tuna është bërë kryefjale e mediave pasi u raportua se i ka dhënë fund martesës me Patris Berishën.

Siç dihet, ajo tashmë është zhvendosur në Shkup bashkë me djalin, megjithatë anash nuk ka lënë as muzikën, pasi së fundmi është mësuar se po përgatitet për të sjellë një album të ri. Nuk pritej një album i ri nga këngëtarja, pasi rreth dy vite më parë ajo publikoi “Fortuna”, projekti që u prit mjaft mirë nga publiku.

Mirëpo, Tuna është e paparashikueshme. Mësohet se albumi do të ketë copëza nga zhanre të ndryshme të muzikës që kultivon ndër vite duke premtuar shumë po aq sa “Fortuna” që rezultoi një sukses më vete. Ndërkohë, ende nuk dihet një datë publikimi për këtë projekt të ri madhor.