Beyonce mori pjesë dje në homazhet për mikun e saj të ndjerë Kobe Bryant duke performuar këngën e tij të preferuar XO, në memorialin publik të yllit të NBA të hënën.

Ajo u shfaq në Staples Center në Los Angeles të hënën, e veshur me një kostum të shndritshëm në ngjyrë mustardë, për të performuar para 20 mijë personave, mes të cilëve edhe çiftet e famshme si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues.

Fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyonce nuk ka pranuar të publikoheshin para se t’i konfirmonte personalisht ajo duke qen; se e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme.

Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”.