Beyonce dhe Jay Z sollën pak ditë më parë projektin e tyre muzikor të titulluar “Black is king”,  i cili pati sukses të menjëhershëm, për vetë kauzën që trajton.

Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishin dhe veshjet e zgjedhura për të kuruar plotësisht imazhin e tyre, pasi ato janë krijur nga dy artistë shqiptarë të Kosovës.

Pjesë e këtij projekti gjigand nga dyshja e njohur kanë qenë dhe stilistët Kujta dhe Meri të cilët kanë krijuar disa nga veshjet e tyre për “Black is King”.

Ata kanë shprehur në rrjetet sociale emocionet e një bashkëpunimi kaq të suksesshëm, i cili është duartrokitur nga të gjithë ndjekësit.

“Jo i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa pjesëve të filmit të shkurtër të Beyonce “Black is King”. Pamja e divës në Kujta & Meri ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. @beyonce, ti do jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tuaj është dëshmia jonë më e madhe. I adhuroj njerëzit si ju”, kanë shkruar stilistët në Instagram.