I ftuar në emisionin “Dola te Ola” në News24, gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu ka zbuluar se i ka thënë mësim kryedemokratit Lulzim Basha gjatë kohës që bënte stazhin si mësues në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Fevziu tregoi se njëherë ka dashur ta nxjerrë nga klasa, por më pas mësuesja e Letërsisë i kishte thënë se është një nga nxënësit më të mirë.

“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”, ka thënë ai.

Ndërsa presidentin Ilir Meta, Fevziu tha se e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë.

“Ka qenë bashkudhëtari im”, është shprehur Fevziu.