Kur vjen fjala për vëmendje, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka treguar se di ta “vjedhë” gjithmonë atë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me fansat.

Së fundmi, këngëtarja ndau përsëri një foto me ndjekësit, me të cilën arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

Ajo pozoi e veshur me të zeza, teksa mbante një këmishë mjaft transparente, e cila nuk i linte aspak vend imagjinatës.

“Poshtë në tok / art në kodra”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila u komentua shumë nga ndjekësit.