Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay Z ka korrur suksesin e saj të parë. 8-vjeçarja fitoi çmimin e saj të parë në BET Awards për këngën “Brown Skin Girl”.

Kënga, e cila është krijuar në bashkëpunim me WizKid dhe SAINt JHN, u shfaq fillimisht në filmin The Lion King.

Dyshja nënë e bijë konkurruan përballë emrave të mëdhenj të muzikës, mes të cilëve Alicia Keys, Ciara, Lupita Nyong’o, Ester Dean, City Girls, LaLa, Layton Greene, Lizzo, Missy Elliot, Rapsody, dhe PJ Morton.

Beyonce ishte nominuar edhe për disa çmime të tjera në kategoritë më të mira për R&B / Pop Artist, Album Of the Year, dhe kategoritë e Filmit më të mirë.