Si shumë artistë të tjerë edhe këngëtari Bruno Mars ka dhënë kontributin e tij për situatën e vështirë që po përjeton bota si pasojë e virusit vdekjeprurës.

Ai ka dhuruar 1 milion dollarë për MGM Resorts Foundation. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar punonjësit e MGM dhe familjet e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë mënyrë personat që kanë humbur vendet e punës do të marrin të ardhura si dhe do t’ju paguhet qiraja e shtëpisë apo edhe këstet e kredisë. Të tjerë yje që kanë dhuruar donacione janë edhe Ariana Grande, Taylor Swift, Kylie Jenner, Kim Kardashian, etj.