Brad Pitt dhe Nicole Poturalski ndahen, modelja reagon për herë të parë

31/10/2020 - 21:59

Dy ditë më parë, burime për “Page Six” konfirmuan se Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë.

Sipas burimeve, marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Ata të dy u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Gjithashtu janë takuar edhe në Gjermani në restorantin e modës Borchard, në pronësi të burrit të Nicole, Roland Mary. 27-vjeçarja është në një martesë të hapur.

Nicole ka reaguar lidhur me lajmet e ndarjes në një koment në llogarinë e saj në Instagram.

Dikush e ka mbështetur duke u shprehur se e kupton nëse çifti është ndarë, pasi trysnia e komenteve negative është shumë e madhe.

“Faleminderit shumë për fjalët. Më duhet ta pranoj se fjalët plot urrejtje nuk të gërvishtin edhe nëse ke një lëkurë të trashë”.- ka shkruar Nicole, duke konfirmuar kështu edhe vetë lajmin e ndarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka humbur sot një prej personave të shtrenjtë të familjes së tij.

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ka disa vite që e ka bërë publike historinë e saj të dashurisë me partnerin Vitmar Bashaj.

Edhe pse shumë gra do të ëndërronin të martoheshin me George Clooney, Amal Clooney-t, iu desh disa kohë për të menduar propozimin e tij p

Moderatorja e njohur e emisionit investigativ "Boom" në RTV Ora, Fiori Dardha është infektuar me Covid-19.

Këngëtarja e njohur, Rihanna i ka lënë të gjithë pa fjalë me fotot e fundit ku ka pozuar me të brendshme festive.

Me rastin e ditës botërore kundër HIV/AIDS, këngëtarja Madonna ka kujtuar në rrjete sociale një fjalim të vjetër që ka mbajtur në vitin 1

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.

Zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së legjendës argjentinase Diego Armando Maradona.