Brad Pitt hedh poshtë thashethemet për lidhjet: Asgjë nuk është e vërtetë

12/12/2019 - 12:24

Për herë të parë Brad Pitt iu është adresuar jetës së tij private. Në një intervistë për New York Times Magazine, aktori zbuloi se ndaloi së kushtuari vëmendje shtypit për veten e tij rreth 15 vite më parë.

"Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004. Jo vetëm komentet. E kam fjalën për çdo revistë në zyrën e mjekut. Media do më informonte për zgjedhjet e mia në punë, jetë dhe nuk mu duk ndonjë gjë e dobishme. Nuk dal nga rruga ime për ta shmangur, thjesht nuk e kërkoj.”- tha 55-vjeçari.

"Nuk e di sesa gra kanë thënë që unë jam në një marrëdhënie përgjatë 2 ose 3 viteve të fundit. Por asnjë prej tyre nuk është e vërtetë. Kam shpenzuar pjesën më të madhe të viteve '90 duke u fshehur dhe duke pirë duhanin. Nuk më pëlqente gjithë ajo vëmendje. Pastaj arrita në një moment kur isha i vetëdijshëm se po burgosja veten time. Tani shoh jashtë dhe jetoj jetën time dhe përgjithësisht njerëzit janë shumë të lezetshëm. Pasi pushova së fshehuri, pasi u ktheva në botë, kuptova se ju keni aftësinë të bëni dikë të ndjehet mirë për një moment,"- u shpreh Brad.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit. Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, treg

Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.

Moderatorja Dojna Mema e ka parë veten e saj në një lajm që duket se nuk ka asnjë lidhje me të.

Prej kohësh mediat kanë shkruar për planet e dasmës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca deri më tani është munduar ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, por ka qenë kunati i s

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po shijon pushimet në plazh, por nuk harron të respektojë rregullat për të parandaluar koronavirusin.

Një tjetër personazh me famë botërore rezulton pozitiv me koronavirus.

Moderatorja Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto të ndryshme.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, në prill të këtij viti bëri publik vendimin që kishte marrë në lidhje