Brad Pitt rrëfen se refuzoi rolin e protagonistit në filmin e famshëm

26/01/2020 - 21:08

Brad Pitt i fitoi të gjitha lavdërimet nga kritikët dhe audienca për rolin e tij në ‘Once upon a time in Hollywood’ të Quentin Tarantino dhe në çmimet e fundit të SAG, ai u emërua aktori më i mirë mbështetës dhe një nga të preferuarat e Oscar.

Aktori zbuloi se ai hodhi poshtë një rol në filmin kult shumë vite më parë, por nuk i vjen keq.

Roli që ai e refuzoi ishte Neo në filmin aksion-fiksion-shkencor të vitit 1999, i cili përfundimisht i takoi Keanu Reeves, dhe që shënoi karrierën e tij. Edhe pse informacionet u shfaqën vitin e kaluar në media se roli i Neo-së iu ofrua së pari Pitt, ai vetëm së fundmi ka zbuluar detaje.

“Po, unë e refuzova një rol në Matrix. Mora pilulën e kuqe. Ky është filmi i vetëm që unë do të zbuloj se nuk pranova të luaj në të", pranoi Brad.

“Nëse unë tashmë e kam refuzuar rolin, do të thotë që ai nuk ishte për mua. Ishte për dikë tjetër dhe dikush e realizoi atë shkëlqyeshëm. Unë vërtet besoj në këtë. Nëse do të filloja të flisja për të gjitha rolet që kam refuzuar, do të flisnim për dy ditë të plota”, thotë aktori i njohur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arilena Ara ka vendosur të bëhet akoma më bjonde! Këngëtarja e njohur, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ka lyer flokët

E ftuar në emisionin “Ellen Tv Show”, Kris Jenner u vu përballë disa pyetjeve lidhur me familjarët e saj, duke u detyruar të zgjedhë mes

Vrasjet e dy grave njëra pas tjetrës tronditën nga bashkëshortët e tyre tronditën vendin.

Media Britanike, BBC i ka dedikuar një artikull të veçantë pjesëmarrësve të këtij edicioni në "Eurovision", ku është ndalur edhe te këngë

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e