Brenda shtëpisë të Ronaldos në Lisbonë, blen apartamentin me vlerë 6 mln paund

23/01/2020 - 19:42

Cristiano Ronaldo ka blerë një prej apartamenteve më të shtrenjta në Portugali. Lajmi për këtë investim të yllit të Juventusit po qarkullonte prej kohësh, por vetëm ditët e fundit gjeti konfirmim nga media spanjolle.Apartamenti që bleu sulmuesi portugez ndodhet në një nga zonat më të kushtueshme të Lisbonës, ‘Castilho 203’ dhe ishte në një ndërtesë me ambiente zyrash. por në vitin 2017, kjo ndërtesë u ble nga ‘Vanguard Properties’ për 30 milionë Euro për t’u shndërruar në një projekt rezidencial me 20 apartamente luksoze.

Projekti po realizohet nga agjenci imobilare AB Productions që është themeluar nga milioneri francez Claude Berda i cili është edhe investitori më i madh privat në Portugali.Cristiano Ronaldo bleu pikërisht apartamentin më të kushtueshëm jo vetëm në ndërtesë, por në të gjithë Portugalinë teksa ai i kushtoi 7.2 milionë Euro. Rezidenca është vërtet luksoze me një sipërfaqe prej 287 m2 dhe që ka në të 3 dhoma suitë, një SPA, një pishinë të hapur dhe që është me pamje 360 gradë mbi qytetin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arilena Ara ka vendosur të bëhet akoma më bjonde! Këngëtarja e njohur, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ka lyer flokët

E ftuar në emisionin “Ellen Tv Show”, Kris Jenner u vu përballë disa pyetjeve lidhur me familjarët e saj, duke u detyruar të zgjedhë mes

Vrasjet e dy grave njëra pas tjetrës tronditën nga bashkëshortët e tyre tronditën vendin.

Media Britanike, BBC i ka dedikuar një artikull të veçantë pjesëmarrësve të këtij edicioni në "Eurovision", ku është ndalur edhe te këngë

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e