Aktori i njohur turk, Çagatay Ulusoy prej disa kohësh ka bërë një shkëputje në karrierën e tij.

Por, pas një shkëputjeje ai do të rikthehet sërish ndonëse jo me ndonjë rol të ri.

Mediat turke shkruajnë se Çagatay ka në dorë shumë projekte muzikore dhe ato do i publikojë në kanalin e tij në Youtube.

Me rolin e Sarpit, Çagatay rrëmbeu zemrat e të gjithëve, ndërsa pasionin për muzikën e ka treguar edhe në disa filma të tij.