Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur, Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel pas tre vitesh lidhje.

Shkaku i ndarjes së bukuroshe nga Barbados dhe biznesmenit nga Arabia Saudite, nuk është bërë ende i ditur, megjithatë ndarja ka sjellë reagime të shumta në publik.

Një prej tyre është edhe ish-partneti i këngëtares, Chris Brown. Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se ai nuk është i gëzuar nga ky lajm, pasi nuk dëshiron që Rihanna të jetë me zemër të thyer.

Burimi shton se ai çdo ditë sheh lajmet që lidhen me Ririn dhe kur lexoi lajmin e ndarjes u trishtua, pasi sipas tij nuk ishte koha e duhur që ata t’i jepnin fund.

Ata gjithashtu shtojnë se Chris vazhdon të jetë i dashuruar me këngëtaren, pavarësisht se e di që nuk ka asnjë shpresë për rikthim