Prej disa kohësh, aktorët e njohur Chris Evans dhe Lily James janë përfolur për një lidhje të mundshme.

Por fotot e publikuara së fundmi, vërtetojnë çdo dyshim. Evans dhe James janë fotografuar teksa po shijonin një shëtitje së bashku dhe konsumonin akullore në një park në Londër.

Ata duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, por deri tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar romancën e re që sapo ka nisur mes tyre.