Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Dafi Derti dhe Silva Gunbardhi janë përfshirë në një aksident pak ditë më parë.

Këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i këngëtares shqiptare, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

"Zënka shumë jo, gjashtë vite bashkë po, xhelozi jo, për çfarë ziheni ju?", e pyet moderatorja Ester Bylyku, këngëtarin i cili tregon aksidentin teksa drejtonte makinën e bashkëshortes së tij, Silva Gunbardhi.

"Ne zihemi gjithmonë kur unë i jap makinës. Jo më pak se pardje, fatkeqësisht përplasa makinën e Silvës. Dhe doli që pas gjashtë vitesh ajo ka të drejtë. Dhe jo pak, por e përplasa fuqishëm. Nuk kishte të lënduar, ishte gabimi im. Ishte hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon. Unë ia vë fajin telefonit. Kjo është arsyeja që ne zihemi gjithmonë dhe doli që Silva ka të drejtë."