Aktori i njohur amerikan, Ben Affleck dhe e dashura e tij, Ana de Armas u panë duke shkëmbyer puthje në xhirimet e filmit të tyre erotik, por vëmendjen e mori unaza e madhe prej diamanti në dorën e aktores kubano-spanjolle.

Çifti i njohur u shfaq se bashku doli në publik në fillim të këtij viti, pas takimit të tyre të parë në nëntorin e kaluar.

Ata u panë mjaft të dashuruar dhe të qeshur pranë njëri-tjetrit. Aktorja e filmit “Knives Out”, kishte veshur një triko të thurur ngjyrë bezhë dhe xhinse, ndërsa ishte ulur në një parvaz.

32-vjeçarja gjithashtu u pa me një unazë të madhe diamanti në dorën e saj të majtë, por nuk dihet nëse është pjesë e filmit apo ata të dy po e çojnë lidhjen në një fazë tjetër.

Ndërsa ylli i filmit “Argo” ishte i veshur një triko të zezë dhe pantallona, ndërsa mbante në dorë një cigare. Kujtojmë se Ben ka qenë i martuar për 10 vite me aktoren Jennifer Gardner dhe kanë së bashku 3 fëmijë.