Koronavirusi i ka marrë jetën kuzhinieres kosovare, Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka. 

Lajmin e hidhur e ka dhënë bashkëpunëtorja e saj shumëvjeçare, Xheraldina Vula përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan:

“Lamtumirë ikona e kuzhinës shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë. U prehsh në paqe Ceko.”

80-vjeçarja ishte autore e librave të “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ajo la pas vetës një vajzë dhe dy djem.