Më 9 dhjetor të vitit të kaluar bota e muzikës mori lajmin e hidhur për vdekjen e reperit të njohur Juice WRLD. 21-vjeçari vdiq në një spital në Chigago pasi u dërgua me emergjëncë.

Raportohet se reperi i njohur ndërroi jetë nga mbidoza e oksikodonit dhe kodeinës.

Rezultatet e ekzaminimeve mjekësore treguan se në trupin e reperit kishte mbidoza të substancave narkotike.

Policia e Chigagos në ditën kur vdiq reperi ndaloi disa persona në një avion privat ku kishte drogë. “Në avion kishte 41 çanta me marijuanë 6 shishe me kodeinë të lëngshme dhe tre armë zjarri“- thuhet në deklaratën e policisë.