Ish-gruaja e bossit rus të Chelsea-s, Roman Abramovich, Dasha Zhukova është martuar me bilionerin grek, Stavros Niarchos.

Çifti shpenzoi 5 milionë dollarë për një dasmë me miqtë dhe të afërmit në St. Moritz, tek Olympaschanze, Zvicër.

E ftuar speciale në dasëm ka qenë princesha Beatriz e Jork, shoqja e ngushtë e Dashës e cila dhe është parë me të fejuarin e saj Edoard Macelli Mozzi në St. Moritz duke bërë ski përpara se çifti Zhukova- Niarchos të martoheshin.

Por kush ishin të ftuarit e tjerë?

Kate Hudson, aktori Orlando Bloom, princesha e Monaco-s Charlotte Casiraghi, personaliteti i televizioneve amerikane Gayle King, biznesmeni italian Lapo Elkann, ish- futbollisti David Beckham, aktorja Gwyneth Paltrow por u përfol se dhe vajza e presidentit të SHBA, Ivanka Trump do të ishte.