Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi, pasi morën trajtimin për koronavirusin.

Tashmë ata janë në vetekarantinë në shtëpitë e tyre të marra me qira në Queensland, ndërsa njoftuan se ishin testuar pozitiv javën e kaluar.

Aktualisht ka 375 raste të konfirmuara të virusit në Australi. Hanks, 63 vjeç, e njoftoi izolimin në Instagram.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte ethe”, tha ai në një postim.