Del pozitive me Covid-19 moderatorja shqiptare, feston ditëlindjen në izolim

27/09/2020 - 16:59

Moderatorja Arjola Shehu sot feston ditëlindjen e saj ndryshe nga herët e tjera.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo ka zbuluar se është infektuar nga koronavirusi dhe i duhet të qëndrojë në shtëpinë e saj e izoluar.

Kjo kohë e ka ndihmuar moderatoren të kuptojë se cilët janë personat më të afërt dhe të rëndësishëm të cilëve i është mirënjohëse për çdo frymëmarrje.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush!”- shkruan Arjola.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Legjenda e muzikës botërore Elton John përgëzon këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa për albumin e saj Future Nostalgia.

Këngëtarja e njohur, Beyonce ka pozuar për numrin e muajit dhjetor të “British Vogue”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë u bënë prindër të një vajze më 22 tetor, të cilën vendosën ta quajnë Geraldina.

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.