Këngëtarja Demi Lovato ndau ne instagram, disa poza në prapaskenë në të cilat ajo kishte veshur një kostum me kuadrata me nuancat e rozës, per show-un e The Ellen DeGeneres. Duke etiketuar në fotografi profesionistin Angelo Kritikos, Lovato ndau disa fotografi me flokët e saj të shkurtër dhe ngjyrë pink.

28-vjeçarja kthehet në qendër të vëmendjes me dokumetarët e saj Demi Lovato: Dancing With The Devil. Në të, këngëtarja përshkruan mbidozimin e saj gati fatal të vitit 2018 dhe udhëtimin pasues drejt kthjellimit të jetës së saj.

E ulur përballë DeGeneres ajo shpjegoi se si ndihet më e lirë dhe më autentike që kur preu flokët.“Ndjehem sikur jam fshehur pas flokëve të mi”, tha Lovato, e cila rrëfeu se kishte mbuluar trupin e saj me flokët e saj të gjatë kur luftonte me çrregullimet e të ngrënit.

Gjatë emisionit, Demi Lovato u shpreh se e kishte parë të domosdoshëm këtë ndryshim drastik të sajin.