Dhunohet nga bashkëshorti, Christina Ricci kërkon divorc dhe urdhër mbrojtjeje

02/07/2020 - 22:41

Christina Ricci ka kërkuar divorc dhe urdhër mbrojtje nga bashkëshorti i saj prej 7 vitesh, James Heerdegen, pasi ky i fundit ushtroi dhunë mbi aktoren hollivudiane.

Policia e Los Anxhelosit ndaloi kontaktin midis çiftit menjëherë, pasi mori një telefonatë nga 40-vjeçarja për vendosjen e urdhërit urgjent, megjithatë producenti i filmave nuk u arrestua.

Mëngjesin e së enjtes, ylli i filmave të njohur “Casper”, “Addams Family” dhe “Penelope”, dha si arsye për nënshkrimin e divorcit diferenca të papajtueshme me Heerdegen, dhe kërkoi kujdestarinë e plotë të djalit të tyre 5 vjeç Freddie.

Christian dhe James u takuan për herë të parë në vitin 2011 në xhirimet e shfaqjes “Pan Am”.

Ata u martuan në 26 tetor të 2013-ës në Nju Jork.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u bënë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Willa. Pas këtij momenti dyshja është treguar

Ish-futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho u arrestua 6 muaj më parë në Asuncion të Paraguait, bashkë me të vëllanë dhe menaxherin e

Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit. Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, treg

Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.

Moderatorja Dojna Mema e ka parë veten e saj në një lajm që duket se nuk ka asnjë lidhje me të.

Prej kohësh mediat kanë shkruar për planet e dasmës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca deri më tani është munduar ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, por ka qenë kunati i s

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po shijon pushimet në plazh, por nuk harron të respektojë rregullat për të parandaluar koronavirusin.

Një tjetër personazh me famë botërore rezulton pozitiv me koronavirus.