Në tërmetin tragjik të 26 nëntorit, Gregor Rama humbi të fejuarën e tij, Kristi Reçi. Që nga ajo ditë nuk kanë munguar as postimet prekëse në profilin e tij në Instagram.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto ku shfaqet me dorën që mbulon fytyrën dhe këtë e shoqëron me një postim prekës.

“Disa gjëra gërvishtin sipërfaqen, ndërsa të tjera të godasin shpirtin”, ka shkruar djali i kryeministrit krahas fotos.

Duket se zemra e tij është ende e thyer pas ngjarjes tragjike…