13/01/2021 - 10:58
Artisti Robert Aliaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka humbur vëllain e tij, Rexhepin.
Roberti thotë se kur një njeri humbet vëllain, ke humbur një pjesë të së shkuarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.
"Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin? R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.", shkruan ai krahas fotove.
/portali DurresLajm/