Modelja bukuroshe, Adrola Dushi ishte e ftuar të shtunën në emisionin “Pop Culture” në Top Channel.

Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin e saj nga partneri, madje ende sot e kanë të vështirë.

E pyetur nga moderatorja Dojna Mema nëse prindërit e saj kanë dëshirë që ta shohin vajzën e tyre të veshur me fustanin e bardhë, Adrola ka zbuluar se çfarë i ka thënë i ati.

“Nuk di ca të them, të betohem!Më ka thënë babi: edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”- ka thënë modelja duke qeshur.