Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

Lajmi qarkullonte në median online prej disa kohësh por një ditë më parë ata konfirmuan zërat.

Çifti ka publikuar pamje nga festa që kanë organizuar me familjarët dhe miqtë e tyre për të zbuluar gjininë e fëmijës.

“Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë @gjikotheflyboy! Faleminderit Zot”, shkruan Elita krahas videos.