A do të ketë një martesë mes Jennifer Lopez dhe Alex?

20/01/2021 - 09:21

Alex Rodriguez është gati të martohet me JLo sa më parë të jetë e mundur. Gjatë një interviste me “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ish-atleti i “New York Yankees” zbuloi planet e tyre për martesë.

Jimmy Fallon: Jemi në vitin 2021, a mendoni se më në fund do të martoheni? Çfarë mendoni?

Alex: Ju e dini që u përpoqëm dy herë në 2020-n. Dhe në të dyja herët pengesë u bë COVID-19. Thonë “E treta e vërteta!”, kështu që le të shpresojmë të ndodhë ajo që duam të dëgjojmë.

Çifti i njohur fillimisht planifikuan të martoheshin në Itali në vitin 2020, pas propozimit të Aleksit në mars 2019. Gjatë një interviste të fundit me “Elle”, J. Lo. foli për planet e tyre për dasmë, duke thënë se pasi e anuluan dy herë atë, nuk kanë bërë më asnjë plan.

Ndërkohë, Lopez pritet të performojë në inaugurimin presidencial të Joe Biden më 20 janar në Washington. D.C. Jennifer gjithashtu do të bashkohet me Lady Gaga, për të kënduar himnin kombëtar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata  e Kukësit ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina.

Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Princi Harry ka ndarë shqetësimin e tij se historia po "përsëritej" para se të vendoste të tërhiqej n

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade.

Rita Ora prej pak kohësh është zhvendosur në Australi për shkak të punës së saj.

Këngëtarja e mirënjohur, Kida, duket se së fundmi i ka bërë vetes një super dhuratë.

Eliza Dushku është një nga emrat më të pëlqyer në botën e kinematografisë.

Prej më shumë se një viti, Tuna nuk ka qenë aktive në muzikë.

Me siguri ju kujtohet seriali i famshëm “Ezel” me aktorin Kenan Imirzalioglu në rol kryesor.