Do të shfaqej i veshur me fustan në klip, kompania heq dorë nga bashkëpunimi me reperin shqiptar

17/09/2020 - 13:23

Artisti me origjinë shqiptare, Gashi, ka një stil të veçantë jo vetëm në muzikë, por edhe në veshje. Duket se pikërisht kjo gjë e ka futur këngëtarin në “telashe” me një kompani, që do e ndihmonte financiarisht për një nga videoklipet e tij.

Gashi ka rrëfyer përmes një postimi në Instagram se dëshironte që në video të shfaqej i veshur me fustan, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë në fjalë dhe hoqi dorë nga marrëveshja në moment të fundit.

“Më lejoni t’ju tregoj një histori idiote për këtë video. Supozohej që kjo video të sponsorizohej nga një kompani që do të më ndihmonte mua për ta përfunduar atë, por për shkak se unë kisha veshur një fustan ata hoqën dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse mendonin se një burrë që vesh fustan shkon kundër rregullave të tyre si kompani. Imagjino kjo gjë të ndodhë në 2020-tën. Mendoj se çdo artist duhet të bëj çfarë të dojë për aq kohë sa nuk lëndon askënd”, shkruan Gashi.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar bete

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë dhe duket se dita e madhe po afron.

Modelja e njohur Chrissy Teigen, humbi fëmijën e saj më 1 tetor.