"Do të thyej kameran", gazetarja flet për sherrin me reperin shqiptar dhe kërcënimet me vdekje

05/06/2020 - 12:09

E ftuar në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News ishte e ftuar gazetarja Genta Hodo, e cila verën e kaluar pati konflikt me reperin Seven Saraqi.

Madje aso kohe u publikua edhe një video kur reperi e kërcënonte gazetaren se do t'i thyente kameran e televizionit dhe më pas i publikoi numrin personal në Instagram dhe duke thënë se do t'a hidhte në gjyq.

"Një ditë përpara, më thonë që në jug është Seveni dhe i afrohem dhe i them që do realizojmë një intervistë nesër?! Më thotë ok, më jep numrin e kontaktit dhe më pas i shkruaj, lam një orar dhe nuk më kthente përgjigjie. Shkoj tek hoteli ku më tha se ishte, për të marrë një konfirmim. Nuk e gjej aty, e gjej tek restoranti ku po haja unë darkën. Të kam shkruajtur i thash, s'më ke kthyer përgjigjie, a mund të marr një konfirmim që t'a lëmë xhirimin nesër në 10:00? Ok ok, pa merak... shihemi nesër shihemi nesër, më thotë Seveni. Të nesërmen, bashkë me stafin shkojmë tek hoteli ku ishte ai. Presim, ndërsa Seveni zbret për të ngrënë mëngjesin. I them që po të presim, ja ja sa të mbaroj mëngjesin më thotë Seveni, nga aty zhduket. Pres një orë, 2 orë dhe pastaj e gjeta rastësisht në plazh. Ishte shtrirë, ishte në nerva e sipër se gjatë komunimit me menaxherin e reperit, ky i fundit më thotë që Seveni është i sëmurë. Ti qenke si kokrra e mollës i thash, ai u irritua sepse i dukej se po bëja ironi. Ishte më e pakta sepse po e përmbaja veten tej masa sepse isha në kulmin e nervave. Filloi të kërcënonte kameramanin me thyerjen e kameras, dhe më pas më kërcënoi mua publikisht sepse ne vendosëm t'a publikonim atë në shenjë "proteste" ndaj të tilla sjelljeve që të bëjnë të famshmit shpesh'', tregoi Hodo duke shtuar më tej se pasi reperi i publikoi numrin, i kanë shkruajtur fansat e Sevenit duke e kërcënuar me jetë por edhe ngacmime në inbox nga meshkuj të ndryshëm, pasi numri i Gentës kishte marrë dhenë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i njohur i telenovela meksikane, Raymundo Capetillo ka humbur betejën me koronavirusin.

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë koleg

Olti Curri ka thënë dy fjalë për këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere!

Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Jada Pinkett Smith ka pranuar që ka qenë e lidhur me këngëtarin August Alsina, ndërsa ishte e martuar me Will Smith.

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli mori një famë të madhe me rolin e saj si “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, serial hist

Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun Ledri Vula festoi ditëlindjen.

Rudina Magjistari ka eksperimentuar rrallëherë me ‘look-un’ e saj duke u shfaqur përherë në ekran me pamjen e saj me flokët biondë.