“Doja të hidhesha nga makina dhe të më shtypnin”! Bebe Rexha flet hapur për çrregullimin bipolar

27/02/2020 - 14:56

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Self, këngëtarja me origjinë shqiptare tha se frika e saj më e madhe gjatë gjithës jetës së saj, ishte se mos çmendej.

Sidoqoftë, Bebe u shpreh se vendosi të fliste rreth bipolaritetit për të ndihmuar të tjerët që mund të jenë duke luftuar me të njëjtën gjendje të ngjashme të shëndetit mendor.

“Ndjeva se nëse do flisja me fansat e mi, kjo sëmundje nuk do më burgoste. Mbase do të bënte edhe dikë tjetër që të mos ndihej i burgosur. Kjo është arsyeja pse vendosa të flas hapur dhe të çlirohem nga kjo”, tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja pranoi se përballja me çrregullimin e bipolaritetit ishte e vështirë.

Sipas saj, në momentet e luhatjes së humorit, pati mendime jo normale si dëshirën për t'u hedhur nga makina dhe për t'u shtypur në rrugë. “Ishte e tmerrshme”, tregoi Bebe.

Kjo e bëri Bebe Rexhën të kërkojë ndihmë profesionale, megjithëse në atë kohë nuk e dinte se për çfarë saktësisht po trajtohej me ilaçe.

“Ilaçet më ndihmuan të jem pak më e përqendruar në mënyrë që të mund të shkruaj për ndjenjat e mia. Por nuk e heq plotësisht ankthin apo trishtimin. Më ka ndihmuar të bëj një jetë më të ekuilibruar. Kur ilaçet filluan të jepnin efekte, nuk mund ta besoja sesi njerëzit mund të ndiheshin kaq mirë”, u shpreh ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompozitori i njohur, Kledi Bahiti ka festuar ditëlindjet dhe urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe familjarë.

Zaimina Vasjari në këto ditë karantine ka disa këshilla për femrat.

E kanë bërë një gjest shumë human kundrejt atyre që këto ditë janë lodhur shumë.

Këngëtarja Rezarta Shkurta njihet nga të gjithë për këngët e saj dhe si një biznesmene e suksesshme, por edhe për lidhjen e saj me nipin

Kjo ditëlindje për Fifin ishte ndryshe nga gjithë të tjerat sepse nuk mund të ishte pranë njerëzve të saj më të dashur, për shkak të izol

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, edhe pse vitet ka shtuar shumë kilogramë, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasoj

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, si rrallë herë ka folur për bashkëshortin e saj, ndërsa ka treguar edhe se si nisi historia e tyre e

Në fillim të marsit, Katy Perry dha lajmin e shtatzënisë në mënyrën më origjinale.

Këngëtarja e njohur Pink ka treguar është prekur nga koronavirusi. 

Pas kthimit nga Amerika, këngëtari Robert Berisha qëndroi 14 ditë në izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si rrjedhojë e masës së