Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur e Top Channel, Dojna Mema ka humbur të atin.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram.

"Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes. P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër.", shkruan Dojna krahas videos me disa prej momenteve më të bukura me të atin.