Dua Lipa, bashkëpunim me Madonën?!

30/06/2020 - 20:43

Dua Lipa dëshiron të ketë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Mawson.

Në një intervistë për “Music Week”, teksa foli për albumin e fundit të yllit muzikor “Future Nostalgia”, ai shtoi se ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna, e se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price. I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj:

“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna.

Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë”. Menaxheri gjithashtu shtoi se kur e takoi për herë të parë Dua Lipan në moshën 17-vjeçare, ajo i tha se aspironte të bëhej si Madonna.

“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson. “Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me 10.3 milionë ndjekësit e saj në “Instagram

Megjithëse është shumë i ri, vetëm 21 vjeç, Brooklyn Beckham është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.

Del autopsia e vdekjes së aktores Naya Rivera, trupi i së cilës u gjet një ditë më parë në liqenin Piru.

Aktori i njohur i telenovela meksikane, Raymundo Capetillo ka humbur betejën me koronavirusin.

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, për faktin se kanë luajtur me idenë që janë më shumë koleg

Olti Curri ka thënë dy fjalë për këngët e reja shqiptare që po publikohen këtë sezon vere!

Romanca mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.