Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga parteri i saj, Anwar Hadid, Lil Nas X dhe Rosalia.

Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm te 24-vjeçarja Lipa, e cila gjatë festimeve iu ka hedhur striptisteve një shumë të majme parash, veprim ky që nuk është pëqyer asapk nga fansat e këngëtares.

Ata shprehen të zhgënjyer nga ky veprim i ulët i këngëtares dhe thonë se janë gati që bojkotojnë muzikën e saj.

“Çmenduri! Ky nuk është një gjest i hijshëm për t’u bërë nga një femër, sidomos nga Dua Lipa”, shkruan një fans i saj.