E premtoi dhe ja ku doli projekti i saj muzikor. Në mënyrë që t’ua largojë fansave sadopak mendjen nga pandemia, Dua Lipa ka publikuar videoklipin e saj më të ri.

“Break my heart”, titullohet kënga, e cila shoqërohet edhe nga videoklipi. Kjo këngë vjen në kuadër të albumit të saj më të ri.

Dua ka treguar se gjatë xhirimeve të këtij videoklipi ka hasur në vështirësi, pasi ka qenë me grip dhe ka xhiruar në temperatura minus.

Pavarësisht kësaj gjithçka duket se ka dalë në mënyrën më të mirë të mundshme.