Me çdo projekt të ri që publikon, Dua Lipa po arrin të thyejë rekorde, jo vetëm rekordet e saj, por, edhe të këngëtarëve të tjerë.

Pak kohë pasi në Youtube hodhi projektin ‘Don’t Star Now’, ajo po shijon suksesin edhe me këngën ‘Physical’.

Së fundi, përmes një postimi në Instagram, Dua ka njoftuar se hiti “Don’t Start Now” është renditur në top-10 në “Billboard Hot 100”, saktësisht në vendin e nëntë.

Projekti i ri “Physical” nga Dua ka marrë mbi 10 milionë klikime, ndërsa së fundi kjo këngë u promovua edhe në ekranet gjigante të “Times Square” në Nju Jork. Albumi “Future Nostalgia” nga Dua Lipa pritet të publikohet më 3 prill.