Dua Lipa shtyn për herë të dytë turneun evropian

23/10/2020 - 20:07

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa shtyn për në shtator dhe tetor 2021 turneun evropian të planifikuar për në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë.

“Do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne po monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt”- lajmëroi këngëtarja me origjinë shqiptare.

Në Itali, data e planifikuar fillimisht për 10 Shkurt 2021 është rivendosur në 12 Tetor 2021 përsëri në Forumin Mediolanum në Milano. Biletat e blera do të qëndrojnë të vlefshme për datën e re.

“Më mungon shumë të jem në turne, veçanërisht në këtë periudhë. Mezi po pres të ribashkohem me ju dhe të argëtohemi së bashku! Ndërkohë, unë jam duke punuar në disa projekte që do të dalin së shpejti, në pritje të rikthimit në turne”, ka deklaruar kantautorja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i njohur amerikan, Ben Affleck dhe e dashura e tij, Ana de Armas u panë duke shkëmbyer puthje në xhirimet e filmit të tyre erotik,

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëlqeu mbremjen e ndarjes së çmimeve në “American Music Awards”.

Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa dominojnë nominimet për 63-vjetorin e çmimeve më të rëndësishme të muzikës botërore Grammy.

Të gjithë sytë ishin nga Jennifer Lopez gjatë mbrëmjes së American Music Awards që u zhvillua në Los Angeles.

Moderatorja Arbana Osmani ishte një ndër të ftuarit VIP të ditëlindjes së Bes Kallakut, që u gjobit për mosrespektim të masave antiCovid.

Justin Bieber u ka kërkuar mediave të bëjnë zgjedhje më të mira në fotot që publikojnë prej tij, pasi ai është lodhur të duket i sëmurë n

Vëllai i Princeshë Diana-s, Charles Spencer nuk është aspak dakord me ngjarjet e serialit të famshëm "The Crown" që ka nisur tashmë në Ne

Agnesa Vuthaj është një nga modelet më të ëmbla të showbizit shqiptar. Ajo ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë të veshjes.

Covid-19, çdo ditë e më tepër po infekton më shumë njerëz se ç’ishte parashikuar.

Suksesi i dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite.