Këngët e Dua Lipas kryesojnë listën e më të dëgjuarave në radion dhe televizionin britanik për vitin 2020, falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka spostuar kështu kantautorin britanik Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.

Ja kush është i riu ekstremist që goditi me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron

“Faleminderit shumë për të gjithë që dëgjuan dhe dashuruan muzikën time gjatë vitit 2020”, tha këngëtarja, ndërsa shtoi më tej. “Jam tepër krenare që isha artistja më e luajtur në radio, TV dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Hitet  “Physical” and “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të preferuara në valët radiofonike të Britanisë.

Klasifikimi u publikua nga kompania e muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në TV, radio, pub-e dhe klube. Albumi “Future Nostalgia” i cili u prezantua në periudhën e pandemisë rezultoi se ishte kolonë zanore e shumë njerëzve gjatë karantinës.

Dua Lipa është e para artiste femër që kryeson top listën më të luajtur të PPL që nga Katy Perry në 2014. Pas Ed Sheeran, në vend të tretë u rendit  këngëtarja Ariana Grande, e ndjekur nga Sam Smith.