Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vendosi që të ndajë me të gjithë fansat disa çaste të mëngjesit të saj. Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare, e cila ndiqet nga mbi 64 milionë ndjekës, disa fotografi të reja, pak pasi u zgjua nga gjumi.

Dua dukej mjaft tërheqëse dhe natyrale, ndërsa pozonte me këmishën e saj të natës ngjyrë të zezë.

Pranë vetes, Lipa kishte një buqetë lulesh të freskëta, ndërsa duket se me gjithë kënaqësi shijonte rrezet e diellit në mëngjesit.

“Buongiorno”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë kështu “Mirëmëngjesi” në gjuhën italiane.