“Unë e kam braktisur Durrësin, nuk më hyn në sy”, tha dy net më parë moderatorja sportive, Hygerta Sako në emisionin “Soiree”, çka bëri që dhjetëra durrsakë t’i kundërvihen asaj.

E ftuar në natën e Durrësit, ish-Missi tha se nuk vinte më në qytetin bregdetar dhe se e kishte braktisur pasi nuk gjente më asgjë nga ajo çfarë kishte përjetuar në fëmijëri.

Mirëpo kjo deklaratë nuk është mirëpritur nga patriotët e saj, të cilët në komentet e tyre e ironizojnë, e quajnë mosmirënjohëse apo edhe “durrsjane”.

“Nuk duhet të ishte përzgjedhur në atë panelin e durrsakëve. Kishte plot durrsake e durrsak të tjerë të mrekullueshëm që të flisnin për Durrësin që është qyteti më i mrekullueshëm e më perlë nga të gjithë qytetet.”, komenton një ndjekëse e Portalit “DurrësLajm” në linkun e lajmit të postuar në faqen e Facebook.

“Po ti ta kesh për nder që je durrsake mi… Durrësi është qyteti më i bukur, më i qetë, më i dashur, më i kulturuar që ka Shqipria… Pastaj, Durrësi ka dhe pozicionin gjeografik më të mrekullueshëm në gjithë Shqipërinë, 35 min larg nga zhurma e tymi i kryeqytetit, ka detin që gjithë tironsit vijnë çdo fundjavë për atë jodin e detit e për atë qetësinë e peshkun tonë, ke portin, aeroporti afër, ke bukurin, e amfiteatrit…

Është një qytet i mrekullueshëm në çdo aspect, ka gjithçka, lëre njerëzit pastaj që janë të qetë nuk ndërhyjnë në punët e tjetrit dhe dialekti jonë është më i bukuri e më i pastri… Une jam e do jem gjithmonë krenare që jam durrsake.. Ty turp të të vijë, mosmirnjohëse.”, shpjegon një tjetër në koment si për të bindur Hygertën që bëri shumë gabim që u shpreh në atë mënyrë për vendlindjen.

“Qyteti më i bukur. Ta kesh për nder dhe të jesh krenare që të thuash jam nga Durrësi, qytet i qetë, i bukur e adhurojnë të gjithë, si kohën e kaluar edhe tani, qytet që mbushesh me frymë. Kam 29 vjet larguar nga Shqipëria dhe e them me krenari që jam jam durrsake, çdo vit unë shkoj në Durrësin tim.”, shkruan një komentuese e cila jeton në New York.

Ndërsa një tjetër ndjekës, tallet me deklaratën e moderatores Sako ndërsa “i lutet”: Mos na e bëj këtë Hygerta, të lutem!