E dashura e miliarderit Elon Musk, Grimes i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ka zbuluar tatuazhin e saj unik në shpinë.

Tatuazhi i 33-vjeçares mbulon shpinën, me vija delikate të gdhendura në lëkurën e saj me përdorimin e bojës së bardhë, një stil jo fort i zakonshëm.

“Nuk kapa dot një foto të bukur sepse akoma më dhemb shumë dhe dua të fle hahah…dhe gërvishtjet e alienit do të jenë të kuqe për disa javë, por do të jenë shumë të bukura”, shkruan këngëtarja krahas fotos.

Musk dhe Claire Elise Boucher janë prindër të një fëmijë të quajtur X A-XII. Kujtojmë që fillimisht emri i fëmijës ishte X Æ A-12, por çifti e ndryshoi sepse nuk e lejonte ligji në Kaliforni.