Dorina Mema, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore dhe rutinën që ajo ndjek. Dhe jo vetëm kaq, por kurioziteti prek gjithashtu edhe jetën e saj personale dhe jetesën luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E ftuar në programin “Glamour Zone”, ajo tregoi se udhëtimet i bën për të marrë leksione mbi Islamin. Dorina është pyetur gjithashtu për aksesorin më të shtrenjtë që ka të cilës i është përgjigjur në mënyrë shumë të sinqertë përsa i përket çmimit të tij.

“Kam një byrzylyk me diamante, me dy koka tigri të veshur me diamante, 40 mijë euro kushton dhe është blerja më e shtrenjtë”, shprehet ajo.

Kujtojmë se modelja e fitnesit është e divorcuar prej vitesh dhe është nënë e një vajze, madje së fundmi ka zbuluar se është në një lidhje 3-vjeçare, me një person jo-publik.