Prej disa muajsh, zëri i moderatores së njohur, Dojna Mema nuk është dëgjuar më në "Top Albania Radio".

E pyetur nga ndjekësit në Instastory për mungesën e saj këtë sezon, Dojna ka konfirmuar largimin nga emisioni në radio.

"Që prej korrikut nuk jam më pjesë e radios. Erdhi si zgjedhje personale. Ndonjëherë është e rëndësishme të kuptojmë cilat janë prioritetet e vërteta në jetë."– shkruan Dojna.

Moderatorja simpatike është një ndër personazhet më të njohur të televizionit, e cila së fundmi po na shoqëron në ekran me emisionin e saj "Një ditë me Dojnën".