Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka zbuluar në një postim në Instagram se kritikohet shpesh nga njerëzit që nuk po publikon fotografi ku shihet duke buzëqeshur apo ku duket e lumtur.

Dhe së fundmi, këngëtarja ua ka plotësuar dëshirën të gjithëve, ka postuar një foto ku shfaqet tejet e buzëqeshur, ndërsa i përshëndet me gishtin e mesit.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë Bebe duhet të buzëqeshësh më shumë. Posto më shumë foto të tuat duke buzëqeshur sepse dukesh më bukur. Shkruaj këngë të lumtura, lumturohu! Ja pra ky është versioni im i një fotoje të buzëqeshur. Mjaft, mos i thonë më vajzave të buzëqeshin për t’u dukur më të bukura” –shkruan Bebe Rexha në Instagram.