E spikatur për bukuri, vajza e deputetit shqiptar: Dua të futem te Forcat e Armatosura

09/12/2019 - 07:57

Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur u shfaq në kopertinën e një reviste italiane. Tiparet e bukura dhe veshja popullore bënë bujë në të gjitha mediat.

Aleksia Peleshi, 18 vjeçe, është marrë me modeling, ndërsa tani duket se i është përkushtuar letërsisë, pasi së fundmi ka shkruar librin “Epiphany”, një libër me poezi që kanë në qendër tema të ndryshme të ndërlidhura

Aleksia merret gjithashtu me judo, ndërsa për dy vite ka qenë e aktivizuar në kickbox.

E ftuar këtë te “Rudina”, vajza e deputetit Niko Peleshi zbuloi edhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura, apo e Forcave Speciale.

“Jam maturante dhe duhet ta vendos. Besoj se do të vazhdoj për biznes global, por po mendoj që para se të nis universitetin, pra pas gjimnazit, të bëj 1 ose 2 vjet pushim sepse dua të bëj një trajnim që të futem te Forcat e Armatosura, ose Forcat Speciale. Që e vogël kam pasur shumë shpirt luftarak, edhe dua më shumë ta bëj sepse dua ta ndjej që po bëj diçka për të tjerët, për popullin, për vendin, jo vetëm për veten time dhe kjo do të më ndihmojë të ndihem më e arritur dhe më e plotësuar”.

E pyetur përse këtë fushë, Aleksia thotë se “në këtë mënyrë e provoj më shumë në kurrizin tim. Se OK mund të marr iniciativa sociale, por duke qenë pjesë e ushtrisë i provon vështirësitë vetë dhe kjo është ajo që kërkoj.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka publikuar në rrjete sociale foto në një vend me dëborë.

Këngëtarja Taylor Swift nuk do të performojë në “Grammy Awards”, pasi ka anuluar performancën surprizë në mesin e akuzave për seksizëm që

Në një intervistë për revistën italiane "Gente", moderatorja Alketa Vejsiu, e cila do të prezantojë në festivalin e Sanremos, ka rrëfyer

Këngëtari i njohur Bojken Lako ishte i ftuar në emisionin "Historia ime" një ditë më parë, ku ka bërë një rrëfim frymëzes për këdo që ësh

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj.

Këngëtari i suksesshëm latin, Maluma së shpejti do të performojë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Cristiano Ronaldo ka blerë një prej apartamenteve më të shtrenjta në Portugali.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Soiree" në Top Channel ishte nata e Durrësit dhe mes të ftuarve nga qyteti bregdetar ishte edhe moderato

Shumë kohë më parë moderatorja Fjodora Fjora dhe stilisti Joni Peçi kanë pasur një debat të ashpër në emisionin "Opinion".