Olga Kurylenko, e njohur edhe si “Bond Girl” ka konfirmuar se ajo është prekur nga koronavirusi dhe është në izolim.

Aktorja 40-vjeçare u tha ndjekësve në rrjetet sociale se ishte sëmurë me ethe dhe se ishte në izolim që prej javës së kaluar.

Ajo shkruajti: “E mbyllur në shtëpi pasi dola pozitive ne testet ndaj koronavirus. Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore.”

Aktorja shtoi gjithashtu: “Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”