Listës së figurave publike që preken nga Covid-19 i është shtuar edhe këngëtarja Diona Fona.

Lajmin e ka bërë vet ajo të ditur nëpërmjet disa videove të publikuara në “InstaStory”.

Diona tregoi se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe është izoluar në shtëpi, teksa bën edhe një thirrje për qytetarët.

Ajo gjithashtu ka premtuar se do të realizojë një video live me ndjekësit e saj ku do të japë më shumë detaje mbi eksperiencën e saj me Covid-19.