23/11/2020 - 20:24
Covid-19, çdo ditë e më tepër po infekton më shumë njerëz se ç’ishte parashikuar.
Virusit nuk po i shpëtojnë as emra të njohur të ekranit dhe shoëbizzit, qofshin këta shqiptarë apo të huaj.
Emri i fundit i raportuar është ai i moderatorit dhe autorit të “E Diell”, Edi Manushi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtorja e tij në “Rrethi Katror”, Ina Kollçaku në disa pyetje-përgjigje, ku ka treguar edhe gjendjen e moderatorit.
“Edi ka dalë pozitiv me Covid-19”, – shkruan Ina. “Për momentin është mirë. Ka vetëm pak temperaturë, asgjë shqetësuese. Urojmë ta kalojë sa më lehtë!”
/portali DurresLajm/
