Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italisë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në një periudhë kur shteti fqinj ndodhet në një situatë tepër të vështirë.

Në një postim në Instagram, ylli i Hollywood ka postuar një foto gjatë eksodit të madh në vitet ’90, një anije të mbushur me shqiptarë ndërsa shkruan:

“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëria me gjithë zemër”.