Këngëtarja Elhaida Dani, e cila prejvitesh jeton në Itali ishte në një lidhje Skype nga Italia për emisionin “Rudina” pasditen e të premtes.

Ajo tregoi se prej ditësh është izoluar në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ndërsa u shpreh se është e vështirë pasi familjen e saj e ka në Shqipëri dhe jeton e vetme në Itali.

“Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen. Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja t’ju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve, kur je në shtëpi me familjen, me fëmijët, apo miqtë që jeton është diçka tjetër, nëse jeton vetëm, unë jetoj vetëm në Itali, gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë, është e lodhshme, është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më, e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë, çdo minutë, por shyqyr që lidhemi me internetin me Skype me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase,”– është shprehur këngëtarja.